Loading...

Kreu i KQZ-së tregon sa ishte pjesëmarrja në zgjedhje, votuan më shumë burra

Nuk ka më dyshime, në zgjedhjet e së dielës morën pjesë 46.32 e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se në këto zgjedhje kanë votuar më shumë burra.

Në përqindje, nga totali i votuesve, 47.66% është pjesëmarrja e grave dhe 62.34% burra.

Ndërkohë, sa i përket procesit të numërimit të votave për kandidatë, Celibashi u shpreh se deri tani ka përfunduar numërimi në 37 vende të numërimit të votave.

“Deri në orën 14:00 ka përfunduar numërimi për kandidatët për 37 VNV. Është drejt përfundimit ky proces për 14 VNV.

Janë raportuar problematika në disa VNV, ku anëtarë të grupeve të numërimit duket që nuk janë duke i ndjekur ato procedura në lidhje e vlerësimin e fletëve të votimit.

Kemi dërguar në këto VNV përfaqësues të KQZ për të bërë qartësimet e duhura kur ka qenë rasti”.

I pyetur për problematikat në këto qendra numërimi, Celibashi tha se kanë qenë të ndryshme.

“Një nga problematikat që kemi patur më së shumti është tentativa për të rivlerësuar fletët e votimit, sidomos për ato të pavlefshme.

Për këto fletë votimi KQZ ka disponuar sigurimin e tyre në një zarf të veçantë dhe të mos i nënshtrohet rinumërimit në një fazë të dytë”, u shpreh ai. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com