Loading...

Njoftim nga pika kufitare e Kapshticës

Pika kufitare e Kapshticës ka njoftuar shtyrjen e hapjes së kufirit. Vendimi është marrë nga pala greke, që vjen si një shtyrje e masës, pasi prej muajsh kjo pikë kufitare nuk është funksionale.

Për shkak të masave anti Covid Greqia ka shtyrë lëvizjen me vendin tonë deri më 3 maj. Përmes një njoftimi të dërguar Drejtorisë së migracionit në Korçë, pala greke bën me dije se Kapshtica do të qëndrojë akoma e mbyllur dhe se do të lejohet vetëm dalja nga Greqia jo futja.

Sipas njoftimit mësohet se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

“Autoritetet e Po licisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, thuhet në njoftimin e drejtorisë Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com