Loading...

Të dhënat e fundit nga numërimi i votave, sa mandate ka secila parti

Deri tani, në të gjitha qendrat e numërimit, janë numëruar 3 mijë e 929 kuti votimi nga 5 mijë e 199 që janë në total.

Partia Socialiste vijon të jetë në avantazh në krahasim me forcat e tjera.

Konkretisht, e majta ka marrë deri më tani 561.919 vota, e përkthyer në mandate deputetësh, 73 të tillë.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka marrë deri tani 452.726 vota, thënë ndryshe 59 mandate deputetësh.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani është fituese e vetëm 5 mandateve, ndërsa ka marrë 79 mijë e 61 vota.

PSD është fituese e 3 mandateve, dy në Shkodër dhe 1 në Tiranë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com