Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave në të gjithë vendin.
Teksa shohim numrin e kutive që janë numëruar në rang vendi ato janë 1125 nga 5199 në total.
PS kryeson me 50.19% të votave, PD 38.26% të votave, LSI 7%, dhe pjesa tjetër e partive kanë një përqindje pothuajse inekzistente votash, me përjashtim të PSD-së, që po shkon drejt 2% të votave në rang kombëtar
Burime bëjnë me dije se në disa prej KZAZ në Tiranë numëruesit kanë kërkuar pushim, për shkak se ndihen të lodhur.
Gazetarët e Fax News që janë në terren Fatjon Gjinaj dhe Mirilda Tili raportojnë se procesi i numërimit është ndërprerë deri në orën 12:00 në KZAZ numër 38 që i përket shkollës së kuqe në Tiranë, ndërsa numërimi te Vasil Shanto është mbyllur deri në orën 11 e 30 të paradites së sotme.
Me interes pritet ora 08:00 e mëngjesit të sotëm, ku do të publikohen rezultatet e njësisë numër 10 në Tiranë, e cila për herë të parë aplikoi votimin elektronik. Kjo do të jepte një panoramë më të qartë edhe të mënyrës sesi kanë votuar kryeqytetasit.
Ndërkohë që kërkesë për ndërprerje të procesit të numërimit kishte dhe në Kombinat, por që u refuzua nga ana e kandidates socialiste për deputete Belinda Balluku, e cila tha se procesi duhet të vijojë shpejt.