[sgmb id=”1″]
Ka ndërruar jetë 20-vjeçari Hermes Beqiri, që mbeti mbrëmë i plagosur në Shkodër.
Lajmi është konfirmuar për “ShkodraNews” nga burime spitalore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 të së shtunës.
I plagosuri Hermes Beqiri u transportua në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ai kishte marrë vetëm një plumb në bark, por trajektorja e plumbit i ka prekur shumë organe duke bërë që të humbasë një sasi të konsiderueshme gjaku. Burime nga spitali thanë se plumbi në bark ka shpërthyer.
Gjatë të shtënave nga Elvis Hoxha në drejtim të Hermes Beqirit, plumbi ka mbetur në trupin e këtij të fundit.
Për rreth 8 orë, i riu ka qëndruar në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës, dhe më pas në orët e vona të natës është transportuar me autoambulancë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Disa orë pas plagosjes policia e Shkodrës arrestoi autorin Elvis Hoxha, që ishte fshehur në fshatin Grudë.
Sipas burimeve policore, dy të rinjtë njiheshin më përpara dhe kanë pasur një grindje të çastit për motive banale, gjë e cila solli edhe plagosjen e më pas vdekjen e 20-vjeçarit.