Ka qenë një ditë e qetë. Shqiptarët dolën të votonin masivisht.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, pas Tiranës dhe Shkodrës, pasditen e sotme ka vizituar Elbasanin ku ka takuar qytetarë të shumtë të cilët i ka pyetur vetë lidhur me procesin.
Ajo nga Elbasani ka dhënë një tjetër mesazh për këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, ku votohet për të zgjedhur deputetët e Kuvendit të ardhshëm.
Gjatë fjalës së saj, Kim tha se autoriteteve iu duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të numëruar me saktësi votat.
Ndërkohë që sipas saj, kandidatët dhe drejtuesit e tyre duhet të presin rezultatin.
“Autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit”.
“Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt”, tha ambasadorja Yuri Kim nga Elbasani.