Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale Bora Muzhaqi, në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.
“Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri tani e bënë detyrën e tyre”, tha Muzhaqi.
Muzhaqi është edhe kandidate për deputete në Tiranë.
Deri në ora 17:00, sipas KQZ, 43.56% është pjesëmarrja në rang vendi.
Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve.
Shihet një pjesëmarrje më e lartë e votuesve se në vitin 2017.
Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.
Dibra me Tiranën mbeten dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %.