[sgmb id=”1″]
Nisi në qytetin e Vlorës fushata e leximit nënë moton “Takohemi për një libër”, Iniciuar nga Ministria e Kulturës në kuadër të 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e Bashkisë Vlorë organizoi një aktivitet kushtuar rëndësisë së leximit, në të cilën morën pjesë poet dhe shkrimtar të qytetit, nxënës të shkollave etj.
Për rëndësinë që ka leximi folën drejtuesi i Bibliotekës shkrimtari Çlirim Hoxha, Drejtori i Qendrës së Kulturës dhe Artit, si dhe i Teatrit “Petro Marko” zoti Dhimitraq Furxhi, poeti Myrteza Mara, njëkohësisht Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, shkrimtari Eqerem Canaj, mësuesja e letërsisë e shkollës së mesme “Jani Minga” zonja Alma Bakiu, njëkohësisht edhe drejtoreshë e kësaj shkolle, mësuesi i vjetër dhe studiuesi nga Dhërmiu i Himarës zoti Foto Bixhili etj.
Më pas nxënësit e shkollave lexuan pasazhe nga letërsia shqiptare.