Ka folur për mediat Klodiani, i riu i cili shpëtoi sot jetën e shumë qytetarëve që po shëtisnin në sheshin “Skëndërbej”, paraditen e sotme. Ai u hodh në mënyrë të rrez ikshme për jetën e tij, në makinën e shoferit, për ta ndaluar, ndërsa për mediat tha se nuk kishte fri kë për veten.
“Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth ndaj dhe unë ndërhyra. Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi. Ai u shokua kur e qël lova me dy këmbë. Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata f rikë, kishte f rikë që askush të mos dë mtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim”, tha Klodiani.
Loading...