[sgmb id=”1″]
Sipas mediave italiane përgjatë bregut të Adriatikut, dy pako me kanabis u gjetën pothuajse në breg të detit.
Janë gjetur pako me drogë dhe dyshohet se u kanë rënë trafikantëve gjatë trafikut nga brigjet shqiptare.
Pakot ishin të lidhura dhe të mbështjella mirë.
Brenda tyre kishte në total 48 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike u sekuestrua nga policia italiane.
Policia italiane dyshon se pakot me kanabis janë braktisur nga trafikantët kanë humbur në det gjatë transportit nga brigjet e afërta të Shqipërisë drejt jugut të Italisë.
Autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje më këtë ngjarje.