Një grua në Angli ka treguar reaksionin alergjik, që pësoi pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid, AstraZeneca.
Vicky Richardson nga Fareham, Hampshire pësoi skuqje dhe enjtje të fytyrës.
Ajo kërkoi që të gjithë t’i besojnë shkencës dhe të vazhdojnë të marrin dozat e vaksinës për tu mbrojtur nga Covid-19.
Fillimisht, 37-vjeçarja vuri re se kishte diçka ndryshe në lëkurën e saj dhe i dukej sikur kishte kaluar gjithë natën duke pirë alkool.
Kur u zgjua në mëngjes, i ndjeu qerpikët shumë të fryrë dhe u shtang kur pa në pasqyrë se sa e ënjtur ishte fytyra e saj.
Menjëherë ajo njoftoi mamanë e saj dhe shkuan në farmaci.
Pasi mori disa anti-alergjikë për tre ditë, fytyra e Vickyt u kthye në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në punë.
/NOA.al