Mjeku infeksionit Tritan Kalo u drejtohet qytetarëve para zgjedhjeve tw 25 prillit me një mesazh duke u kërkuar dy gjëra; e para që të “mos bien pre e pre e dasive partiake” dhe e dyta që “të votojmë dhe mënçurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim”.
“Kohë kovidiane…. 25.04.2021 dhe në vijimësi. POR tashmë në periudhën e pas-tranzicionin Demon-kratik….Ishim, jemi dhe përjetësisht të gjithë do të mbesim bijë e bija të këtyre Trevave Arbërore….Jemi SHQIPËTARË në gen, në shpirt, në frymë dhe në qëndrimet tona, për ardhmërinë e mbrothësimin e Nënlokes Shqipëri….KURRË mos bini pre e dasive partiake dhe mos u verboni nga mëria e urr ejtja ndaj njëri-tjetrit….”
“Me mëndjen e kthjellët e të ndriçuar nga drita e shpresës dhe me zemrën e mbushur plot dashuri e respekt për njëri-tjetrin e “baltën më të ëmbël se mjalta”, qetësisht të kryejmë detyrën tonë qytetare ndaj DEMOKRACISË, të votojmë dhe mënçurisht të shfr ytëzojmë forcën e votës për ndryshim, në një Shoqëri të plotë-vlertë demokratike pa asnjë reminishencë të së shkuarës sonë di ktatoriale në të…..”
“Dibranë, Elbasanlli, Shkodranë, Vlonjatë, Gjirokastritë, Tironsa, Korçarë, Myzeqarë, Krutanë, etj., ishim, jemi dhe në çdo kohë e rrethanë do të mbetemi motra e vëllezër…..Interesat e atdhedashurisë duhet të prevalojnë mbi interesat partiake….. KURRË të mos harojmë se Delezimi dhe Militantizmi i verbër, dhuna verbale e fizike do të sjellë edhe në vijimësi vetëm theqafjen e demon-kracisë…. Together forever!!!” shkruan Kalo.
/NOA.al