Dy ditë para zgjedhjeve vendimi që detyron emigrantët shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe duhet të karantinohen për dy javë, do të mbetet në fuqi, pavarësisht ankesave të shumta kundër vendimit.
Presidenti i Republikës, Partia Demokratike dhe zyra e Avokatit të Popullit kanë kërkuar që vendimi të shfuqizohet pasi cenon të drejtën kushtetuese të votës.
KQZ është shprehur se nuk ka kompetenca lidhur me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Kërkesa e opozitës pasi është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kreu i saj, Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ nuk mund të shqyrtojë një kërkesë të tillë.
“Çështja në fjalë është jashtë kompetencës sime. Është kompetencë e Ministrit të Shëndetësisë. Këtë kërkesë do t’ja përcjell menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale”, tha Celibashi.
/NOA.al