Loading...

‘Videon e bëri djali i xhaxhait tim, ai është një mashtrues shumë i madh’, flet kushëriri i protagonistit

“Unë jam Edison Babo, shkodran, jetoj në Tiranë i jam bashkuar LSI. Jam përmendur në një video. Nuk mund të them se nuk jam unë por ajo është një montim”.

“Personi që ka bërë videon është djali i xhajës tim. Ata kanë arritur deri aty sa të fusin edhe përçarje mes familjes. Ai është i sha ntazhuar. Ajo video, ai është një mashtrues shumë i madh që i ka përdorur lekët e dhëna nga Eltoni. Ai më ka kërkuar 30 mijë lekë borxh dhe unë i kam thënë se nuk jam pa punë”, tha Edison Babo.

“E kam afruar afër vetes duke e ditur se djalë xhaje. Ai ka pas një telefon më përpara. Kohët e fundit kishte dy telefona. Më ka thënë njëri është i një mikut tim dhe e kam marrë për ta rregulluar. Etjoni i ka dhënë para për ta ndihmuar. Unë më afër se kam aty nuk e kam Etjonin. Ai ka kërkuar lekët për të hëngër bukë. Ka ardhur dy tre ditë rresht për ndihmesë personale”.

Lidhur me pretendimet në video, ai tha se “80-90 vota nuk bëjnë 100 dollarë. I ka dhënë aq para se nuk ka pasur të tjera të thy era. Ato janë tre video të ndryshme në kohë të ndryshme. Mua më ka ardhur në shtëpi duke më qa rë halle”.

“I jam bashkuar LSI me dëshirën time se mua më pëlqen si parti. Nuk kam dëgjuar kurrë as blerje dhe as shitje vo tash. Unë i jam bashkuar si gjithë të tjerët që dalin e ecin. Si Etjoni, si kushdo tjetër nuk ka dhënë lekë për vota”.

“Ai njeri që ka bërë videon është i sha ntazhuar. Ka arritur derisa ta bëjë këtë. Unë jam drejtuar te LSI për të ardhur direkt te po licia. Unë kërkoj ballafaqim me të. Ai ka ardhur për drekë se më ka thënë jam shumë keq ekonomikisht. Unë i kërkova dhe ndjesë se i thashë a të ka mbetur hatri që po ikën në këtë mënyrë. Unë e kam djalin e xhajës tim dhe nuk e kam të lehtë të flas”, tha Edison Babo.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com