Mbrëmjen e sotme Lulzim Basha mbylli fushatën e zgjedhjeve në Tiranë. Lideri demokrat i ftoi të gjithë shqiptarët, “pa dallime politike” që të votojnë ndryshimin për një erë të re, “për Shqipërinë si gjithë Europa”.
Kryedemokrati ftoi të gjithë nëpunësit e administratës, mësues, mjekë dhe punonjës policie që të bashkohen për të votuar PD-në ditën e diel.
Kandidati demokrat për kryeministër kishte një thirrje edhe për socialistët e zhgënjyer në këto 8 vite qeverisje nga Edi Rama.
Mes demokratëve që ishin mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në takimin përmbyllës të fushatës së 25 Prillit ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Lidhur me pritshmëritë e PD-së për ditën e diel, Sali Berisha u shpreh i bindur “Fitore e shkëlqyer, fitore”.
/NOA.al