Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë, nga ku premtoi se në katër vitet e ardhshme do të bëjë 12 herë më shumë se çka bërë deri më sot, në Vlorë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë.
“Vlora sot është pa diskutim dhe nuk e mohon askush vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a ju kujtohet si e lanë Vlorën, edhe të majtët edhe të djathtë. Të majtët thoshin ata i kemi në xhep, të djathtët thoshin ata me ne s’bëjnë kurrë. Të dyja palët ja kishin kthyer kurrizin këtij vendi që i jep kuptim shqiptarisë. Sot, Vlora flet me pamjen e saj, flet me ndryshimin e brendshëm të saj që vazhdon dita ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla që janë hapur dhe do hapen. Flet me entuziazmin tuaj, unë ju them sot, siç i thashë Kiarës tetë vite më parë, ju e keni në dorë, ju e vendosni, nëse ne 25 prill juve më jepni mua dhe PS 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën se çfarë kanë bërë dhe çfarë kemi bërë në këto mandate, 12 herë më shumë. Kur të vij dita që të jenë zgjedhjet e pas katër viteve do vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot, Vlora e pas 4 viteve do jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot. Kur them Vlora them jo vetëm bashkia e Vlorës, them Himara, Saranda, Labëria, kur them Vlora them Selencia, them Shqipëria”, u shpreh Kryeministri.
Rama sulmoi kryepozitarin Basha dhe paralajmëroi shqiptarët se sipas tij, me Bashën kryeministër, do të mbesin pa lekë.
“Me Lulzimin nuk ka lekë, por vetëm kërkesë më jepni votën dhe takimin jua lë tek tramvaji i Tiranës. Në Vlorë mund të ketë të djathtë, pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin o të marrë? Po ku lidhet Mit’hat Frashëri me Leskon me kanotierë e me barkun jashtë që rrihet lokaleve?
Atij do ja lini Vlorën, Labërinë, Sarandën, fëmijët tuaj? Ç’do ju mësojë Lesko? Bingot, bixhozin, rakinë, vje dhjet, hiletë, pa besinë? Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me këta? Të jesh i djathtë, pasardhës i Ballit të kuptoj por të thuash do vesh me Leskon, përse do vesh për pula, raki apo ullinj?
Doni që Vlora të ngjitet më lart, që është gati të hapë një portë nga qielli e nga deti, të kthehet prap tek era e qofteve. Unë e di që ju mezi prisni të vijë e diela, e kam me të djathtët e Vlorës. Jam unë më i pakënaquri se po të isha i kënaqur nuk vija këtu, nuk e gjeja forcën t’i thoja zemrës po pl as, punë e madhe, t’i thoja mendjes, çfarë thua, pusho, në asnjë mënyrë se Shqipëria duhet të ngjitet në majën që Zoti e ka dashur kur e bëri.”
Rama nuk ka kursyer as s ulmet ironizuese ndaj opozitës dhe Sali Berishës e Monika Kryemadhit.
“Shqipëria përtej pandemisë, përtej Covidit duhet të jetë Shqipëria përtej politikës së infektuar të gjithë këtyre viteve, duhet të lemë pas politikën e infektuar, kaq shumë vite me kaq shumë energji të harxhuara për she rre, për ndasi. Imagjino sa shumë më shumë do kishim bërë, sikur në këto 30 vjet të mos kishim kaluar kohën duke u kac afytur. Ata nuk janë njerëz të zakonshëm por janë fantazmat e historisë shqiptare që në momente të ndryshme shfaqen të ndryshëm, me fytyra të ndryshme dhe që nga Hashi Qamili deri tek Rrapush Xhaferri bashkë me Saliun ju thonë shqiptarëve kemi një rrugë të shkurtër prandaj hajdeni dhe nëse të tjerët Rrapush Xhaferrin Suden Nebiun i kujtojnë, Vlora jo vetëm i kujton por nuk mundet ti harrojë asnjëherë, sepse ishte Vlora ajo që u përvë lua për ti shp orrur ato fan tazma dhe sot Basha është e njëjta gjë në një formë tjetër, i ri, i okllaisur me gojën që e ka mbushur me sheqer gjithë këto javë. U desh vetëm një ngjarje për ti parë dhe një herë që janë po ata, po ajo fa ntazmë, janë po ato forca që i thërrasin pjesës më të keqe të shqiptarit”, thotë më tej kryeministri në fjalën e tij.
Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Vlorës shoqërohet nga familja e tij.
Në Lungomare ku po zhvillohet edhe mbyllja e fushatës elektorale, Kryeministri Rama ndodhet bashkë me bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre 6 vjeçar, Zaho.
Pak më herët Kryeministri Rama përmbylli fushatën elektorale në Durrës, ndërsa ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të zhvilluar takimin e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.