Loading...

Kryeministri deb at me analistin: ‘Mua mos më ngri gishtin’

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka pëlqyer termi “rilindas” i përdorur nga analisti Artan Hoxha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, edhe pse në vitin 2013 erdhi në pushtet me sloganin e Rilindjes së Shqipërisë.

Ai “kër cënoi” edhe me largim nga emisioni nëse nuk do të kishte një bisedë serioze. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë kryeministri u largua nga emisioni “5 pytje nga Babarammo” pasi nuk i pëlqyen pyetjet e moderatorit.

Pjesë nga de bati:

Hoxha: Në Kavajë autori ishte i shoqëruar nga një polic rilindas.

Rama: Nëse doni të bëni bisedë serioze, dakort. Nëse do përdorni këto terma rilindas dhe stër-rilindas, vazhdoni flisni vetë.

Hoxha: Keni filluar të keni turp nga termi rilindas? Ju e keni quajtur veten rilindas, atëhere rilindas.

Rama: Nëse do bëni bisedë serioze, atëherë po. Ku e di ti se ai ishte polic rilindas?
Nëse kjo bisedë nuk bëhet korrekte dhe nuk ka radhë, atëherë unë do t’ju lë vetëm me këta të rinjtë.

Këto nuk janë biseda normale, të lutem shumë. Nuk ia lejoj unë Artan Hoxhës që të më thotë mua “t’i kishte thënë ti Taulant Ballës që t’u thoshte atyre”. O Hoxhë Artani, lëri këto. Mua mos më trego rilindasin, mua mos më trego Taulant Ballën, mua mos më ngri gishtin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com