Një ngjarje e rëndë është shënuar në Voula, në Greqi, pasi një burrë me origjinë rumune është gjetur i vd ekur të martën në mbrëmje, në apartamentin luksoz të një greko-amerikani.
31-vjeçari u gjet pa ndjenja në divanin e shtëpisë, nga greko-Amerikani, i cili menjëherë informoi autoritetet. Paraprakisht dys hohet se burri ka përdorur dro gë, por pritet autopsia e 31-vjeçarit, për ta parë nëse ka ndër ruar jetë nga mbid oza.
Sipas informacionit nga protothema.gr në deklaratën e tij të parë në pol ici, pronari i banesës deklaroi se ishte takuar me 31-vjeçarin tre javë më parë. Ata filluan të shoqëroheshin pa pasur informacione të tjera rreth njeri-tjetrit, përveç punës si kuzhinier. Ai nuk kishte më shumë detaje se ku jetonte më herët ose nëse ka një familje.
Raportohet se pronari i banesës është arr estuar për rastin sepse pas një he timi nga p olicia e Departamentit të Sigurisë Voula – Vari – Vouliagmeni, sasi dro ge u gjetën në apartamentin e tij.
Pronari Greko-Amerikan, i cili pritet të dalë para prokurorit në orët e ardhshme, ishte i njohur për autoritetet, ndërsa ai ishte dë nuar si në Greqi dhe në SHBA , 15 vjet më parë.