Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar mesditën e sotme në Greqi.
Siç bën të ditur policia, janë 3 shqiptarë të vënë në pranga gjatë një aksioni të zhvilluar në zonën e Follorinës.
Në pranga janë vendosur 3 shqiptarë të moshave 21, 38 dhe 48 vjeç.
Këta të fundit janë kapur me 25 kilogramë kanabis, 3.5 kilogramë heroinë dhe 130 gram kokainë.
Pas arrestimit, 3 shqiptarët janë dërguar për në Policinë e Athinës