Ngjarja e rëndë që ndodhi në Elbasan, mesditën e sotme, ku mbeti i vr arë me a rmë zja rri eksponenti i PS-së, Pjerin Xhuvani tro nditi vendin vetëm tre ditë para zgjedhjeve.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në News24, Rama tha e PS është vënë në shënjestër për arsye se ka një organizim tipik të partive të mëdha në të gjithë botën.
Po ashtu kryeministri reagoi edhe për deklaratën e shkurtër të dhënë nga demokrati Gazment Bardhi, i cili fajësoi grupet e PS për ngjarjen e rëndë, ndërsa vi ktima ende ndodhej në vendin e ngjarjes dhe nuk ishte marrë nga ambulanca.
Rama: Të gjithë qytetarët ta mendojnë për një moment sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kahe të kundërta dhe sikur furgonë të ngjashëm me ata të pol icisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish ofi cerë pol icie dhe të kishin logon e PS, të ndalonin njerëzit në rrugë dhe t’u kërkonin hesap apo të vinin vërdallë në pika të ndryshe duke krijuar një situatë të paimagjinueshme.
Dhe imagjinoni sikur nga fu rgonët me paramilitarë të loguar si të PS të që llohej me ar më dhe të vri tej, pl agosej një efektiv policie dhe mu aty pranë ku fomës Taulant Balla të mbante një fjalim, të merrte vr asësin dhe të largohej.
Ne jemi vënë në shë njestër për arsye se kemi një organizim që është tipik i partive të mëdha dhe serioze të të gjithë botës me patronazhistë që komunikojnë me qytetarë, ndërkohë që patronazhistët e PD-së janë të arm atosur dhe shkojnë aty sa vr asin njerëz.