Loading...

Rama: Nuk kuptohet është e djathtë apo djath?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar me krutanët në Fushë-Krujë për përkatësinë e tyre politike.

Rama thotë se krutanët thonë se janë të djathtë, por nuk i kuptohet janë të djathtë apo ‘djathë’.

Ai thekson se Durrësi me portin e ri do të jetë Dubai i vogël i Mesdheut, ndërsa do të vlejë edhe për Krujën si portë hyrëse.

Madje Rama ka kujtuar edhe kohën kur Kruja nuk kishte ujë, duke i përmendur qytetarëve se me PD mbanin dy gishtat në gojë.

‘’Siç përballuam forcën e karakterit, përmasa e një burri se e kam me burat, se gratë janë më të qarta. Përmasat e burrit nuk matet në ditë tëm ira, por në ditë të vështira. Nuk matet kur ecën në një rrugë të drejtë, por kur ngjitet në një përpjetë dhe nuk dorëzohet derisa arrin majën që i ka vendosur vetes për qëllim.

Cili nga ata që punojnë tokën, e prodhojnë nga puna me tokën, do mund të mbijetonte e fitonte nëse do ishte dorëzuar para lodhjes , nëse do ishte gjunjëzuar kur breshëri ja merr gjithë prodhimin, do i kthente shpinën e do shkonte pas Rrapushëve?

Cila nga familjet tuaja, që është më mirë padiskutim. Po të flasim për Shqipërinë e sotme, me atë të djeshme, po nuk diskutohet. Shtëpitë janë më të mira, shumëçka është më mirë, por nuk ak vend për të qenë e kënaqur, por cila familje është dorëzuar. Një më thoni, që është ulur dhe i ka besuar gjumit, që i ka besuar ndejtjes këmbë mbi këmbë, cila nga nënat tuaja rri këmbë mbi këmbë në shtëpi.

Cila nga nënat tona gatuan këmbë mbi këmbë, kujdeset, merret me fëmijët këmbë mbi këmbë, e pra siç rinë të gjitha nënat pronto, gati-tu, zgjuar, të parat që zgjohen, të fundit që flenë, kështu do jetë dhe PS e para që zgjohet, edhe e fundit që flenë, do e ngjisim Shqipërinë në majën ku Shqipëria dhe populli shqiptar meriton.

Ça ka Kroacia më shumë se ne? Është vend i bekuar e i bukur, por jeton më mirë se ne, ndërkohë ne kemi më shumë, zoti ka qenë më bujar me ne se kroatët. Kanë 4 milion baniorë, 9 aeroporte. Të gjitha të ahpura, pse? Pë të shfrytëzyar në maksimum bukuritë.

Janë të gjitha aty për t’u kthyer në motor të ekonomisë së atyre që jetojnë në vnjë vend të bekuar si i ynë .Vendi i 7-të në botë për të ardhurat nga turizmi.

Po ne? Ne do hapim 4 porta nga qielli, 4 porta nga deti, që këtu të vijnë shumë më shumë udhëtarë nga e gjithë bota, dhe të gjitha bukuritë, tradita, mikëpritja, puna jonë. Të vendosen në funksion të transformimit të familjeve që besojnë tek puna, që i ngjajnë nënës, që rrit fëmijët ,kujdeset për burrin, që kujdeset për më të moshuarit. Kjo është ajo që vendoset.

Po Kruja? Kruja është aty shumë më e mirë se dje. E kam fiksim me krutonët që thonë jemi të djahtë. E nuk kuptohet është e djathtë apo djath? Ku ishit para se sa Arturi bashkë me mua të pastronte plehrat që ju kishin mbuluar. Që ishin në dy anët e rrugës. Jemi të djathtë. Liri demokraci, poshtë ko munizmi. Komunizmi ka vd ekur para 30 vjetësh. Kruja ka marrë formë tjetër, e s’mund ta mohojë njeri. Uji mazalla se vijnë? Atje me dy gishta, ne këtej, ata andej. E dy gishtat në gojë, në vend të gotës së ujit. Po gjithë transformimi i asaj që padiskutim pjesa mëe çmuar e gjerdanit të historisë, kalaja e Skënderbeut. Janë të rëndësishme, për të kuptuar kush eb ën Krujën vendin ku njerëzit të jetojnë me mirëqënie, të ketë të ardhura për të gjithë, kush upunon merr më shumë. Portii Durrësit që do e bëjë Durrësin Dubain e vogël të Mesdheut. Është porta ku do të hyhet porta për të hyrë në Shqipëri, dhe për në Krujë. Kush vjen në Durrës, cili është ai që nuk do të shkojë të shohë atë vend të bekuar në Krujë.

SHumë më shumë punë, do transformohet, do lindin agroturizmit, do japim 5 mijë euro për çdo emigrant. Për të kthyer një bujtinë, për të fituar nga shtëpia e babës më shumë se çfiton matanë detit me një punë”, tha Rama.?NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com