[sgmb id=”1″]
Shfaqja “Nëna dhe djali” tërhoqi shumë vëmendje pas ekspozimit plotësisht të gjoksit të aktores së njohur Ema Andrea e cila ishte protagoniste e veprës.
Zhveshja e saj u komentua si artistike, megjithatë pati edhe reagime të tjera e kryesisht në rrjet, duke i komentuar gjatë skenat e forta erotike.
Performancë e guximshme ku aktorët nuk kursehen para publikut me skena erotike, gjysmëlakuriqësi dhe gati incest, por si e komenton Ema këtë zhveshje dhe reagimet e publikut?!
Në një intervistë për “Jo vetëm modë” ajo u shpreh:
Nuk është përfolur shumë, di që është shkruar me profesionalizëm zhveshja në shfaqe. Është folur shumë nga ana profesionale. Megjithatë nuk më është dukur e tepërt, por përmbajtjet kanë qenë pozitive përgjithësisht. Nuk do të doja që ta ngjisja në skenë këtë shfaqje, publiku afër të jep shumë emocion. Teatri për mua është shtëpia ime. Matia është djalë fantastik, nuk mund të ekzistoja në këtë rol pa të”.
Ndërsa aktori i ri Matia Llupa, i cili kishte roli e djalit, tregoi:
Në këtë rol jam ndjerë shumë mirë. Në rol fillimi është pak i vështirë. Ema më ka këshilluar të mos e komplikoj shfaqjen, “bëj qejf më tha”. Pjesa më e vështirë është kur djali thyhet, ai është i “çmendur”, pasi shpreh shumë emocione bashkë. Nëna ime e ka parë shfaqjen dhe më tha: Bravo zemra ime, por unë qava me Emën”.