[sgmb id=”1″]
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka preferuar të hesht lidhur me arrestimin e Biznesmenit Orest Sota tre ditë më parë në Elbasan, të cilit iu gjetën rreth 800 mijë euro dhe dy patenta lundrimi në emër të ish ministrit.
“Për momentin nuk mund të flas për çështjen”, tha Tahiri.
Vetë Tahiri i kontaktuar nga “TV Klan” tha se nuk mund të fliste në këto momente, ndërsa nuk mohoi vërtetësinë e patentave që u gjetën në makinën e biznesmenit.