Loading...

E rëndë/ Lojtari bie pa ndjenja, gjyqtari go ditet se nuk ndali lojën

Një episod dhune është regjistruar sot në ndeshjen e Ligës së Parë në Kosovë, mes Ferizajt dhe Ulpianës.

Pak minuta para fundit, futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli, gjatë një dueli në ajër, bie në tokë pa ndjenja.

Megjithatë pavarësisht kësaj, arbitri i ndeshjes, Petrit Rama nuk e ndaloi ndeshjen, për t’iu dhënë ndihma e parë lojtarin.

Menjëherë pas përfundimit të aksionit, në fushë janë futur stafet mjekësore, të cilat e kanë shoqëruar menjëherë në spital.

Drejtori i klubit të Ferizajt për ngjarjen është shprehur:

“Ishte një duel i fortë në zonën tonë dhe ai u rr ëzua keq. U pa që djali ishte pa vetëdije dhe arbitri nuk e ndalte lojën. Thesari për disa sekonda ishte pa ndjenja dhe tani e kemi dërguar në QKUK. Fatmirësisht vetëdija i është kthyer, por momentalisht nuk është në gjendje të mirë. S’po i kujtohet asgjë nga ndeshja. Mjeku më tha që nëse do të ishim vonuar edhe 5 sekonda mund të kishte ndë rruar jetë”, tha Nadir Haxhimusa për “Indeksonline”.

Në fundin e ndeshjes, arbitri kryesor, Rama është god itur nga një tifoz, i cili ia doli të futej në fushë, për shkak se nuk ndaloi lojën kur u dëmtua lojtari i Ferizajt.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com