Loading...

Rama ‘zbulon’ Fevziun e vërtetë

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot pjesë e spektaklit të humorit, Klanifornia.

“Te Fevziu i vërtetë”, paralajmëroi Rama.

Përmes një spoti të lançuar vetë në profilin e tij, Rama ka lajmëruar se do të jetë sot në emisionin e humorit “Klanifornia”, me aktorin Albano Bogdo që për Ramën është Fevziu i vërtetë.

Bogdo del dhe e pret kryeministrin në spot me një tufë lule.

Megjithatë, Rama u prit me thirrjet “Basha, Basha” nga aktorët e tjerë. Aktorja Belinda Disha, në rolin e falses së kryeministrit, i është ulur në gjunjë, e mahnitur nga prania e “idhullit” të saj.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com