Emanuel Balbo është përplasur në tokë, duke i shkaktuar “vdekje të trurit”, çka do të thotë se gjendja e tij është e ‘pakthyeshme”, konfirmoi zv/drejtori i spitalit të qytetit.
I riu u hodh nga tribuna të shtunën pasdite nga tifozët e Belganos në stadiumin “Mario Kempes”.
“Truri i tij ka vdekur. Familja e tij e di se nuk mund të ketë më kontakte me të”, tha mjeku. Përtej lojës së futbollit, ngjarja ka një sfond tjetër. I riu kishte njohur vrasësin e vëllait të tij gjatë një aksidenti, procesi për të cilin vazhdon.
Në momentin që 22 vjeçari ka hyrë në stadium, burri ka bërtitur sikur ai ishte tifoz i skuadrës tjetër. Balbo është hedhur nga një lartësi prej 10 metrash, shkruan Ambito.com.
Mediat argjentinase shkruajnë që policia lokale ka identifikuar 4 të rinj si përgjegjës për dhunën ndaj Balbos, ndërkohë që dy prej tyre janë arrestuar dhe rrezikojnë burgimin me disa vite burg.