Loading...

Me pasuri edhe në Shqipëri/ Policia italiane i se kuestron 12 milion euro pasuri një ndër bosëve më të mëdhenj të mafies

P olicia italiane ka go ditur një nga bosët më të mëdhenj të mafies në vendin fqinj, duke i sek uestruar pasurinë me vlerë 12 milionë euro.

Konkretisht bëhet fjalë për pasuritë e bosit historik, Giuseppe Scarvaglieri, të klanit Scalisi, ku në një mega-operacion të orëve të fundit po licia italiane ka sek uestruar disa objekte dhe pasurinë prej 12 milionë eurosh, në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane, por edhe në Shqipëri.

Sek uestrimet janë duke u zhvilluar në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona, Bullgari dhe Shqipëri.

Në bazë të të dhënave në mediat italiane janë sek uestruar katër kompani: La Nuova Group Srls dhe Express Srls me seli në Catania; Immobiliare International në Verona; dhe Petrol Group Srl në Cologno Monzese (Mi), AB Logistica Srls dhe Prima Logisti me qendër në Catania dhe Sive International Ltd në Sofje (Bullgari).

Operacioni, i quajtur ‘Follow the money II’, është vazhdim i operacionit të Guardia di Finanza të Catania, e cila në 10 shkurt sekuestroi mbi 1.9 milionë euro në cash.

Deri më tani nuk bëhet e ditur se cfarë lloji pasurish kishte në Shqipëri bosi i mafias Italiane, por ky operacion është një ndër më të mëdhenjtë të po licisë në vendin fqinj./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com