Loading...

Celibashi: Procesi i zgjedhjeve dhe votat e qytetarëve do të jetë 100% e sigurt

Kreu i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi këtë të premte ka komentuar sërish procesin e votimit elektronik që do të zhvillohet në njësinë nr 10.

Gjithashtu ai është përgjigjur dhe për de noncimin e presidentit ilir Meta se ka një ndërhyrje të Partisë Socialiste për të manipuluar vota, ku thekson se s’ka asnjë shans të tillë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se se janë marrë të gjithë masat e nevojshme dhe sipas tij vota është e mbrojtur 100%.

“Ne nuk duam të diskutojmë mbi asnjë deklaratë të kujtdo politikani, përfaqësues të partive politike. Por iu them me siguri të plotë, ajo që do të votohet në njësinë 10, përmes elektornikës, është 100% i sigurt nga çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër në mënyrë institucionale të manipulojë. Edhe në aspektin administrativ në këtë njësi zgjedhore, ashtu sikurse në të gjithë njësitë zgjedhore të Republikës së Shqipërisë ofron siguri të plotë për integritetin e votës.

Ne jemi përpjekur të respektojmë sa është e mundur fletën e votimit të miratuar tashmë. Jemi duke përshtatur zgjidhje teknike që të jetë sa më afër fletës së miratuar. Nuk ka logjikë të jetë votim veçmas për kandidatët edhe në pajisje kandidatët do jenë me numër”, ka thënë Celibashi./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com