[sgmb id=”1″]
Hetuesit amerikanë janë duke kërkuar informacione rreth Mukhammadzoir Kadirov, 32 vjeç, nga Uzberkistani.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, personi në fjalë dyshohet të ketë pasur lidhje me sulmin e fundit në Nju-Jork.
Ndryshe është, Sayfullo Saipov, një emigrant nga Uzbekistani, i cili është akuzuar për vepra terroriste pas sulmit vdekjeprurës, transmeton Indeksonline.
Tetë persona u vranë kur një kamion u vu në drejtim të këmbësorëve dhe një çiklisti në qendër të Manhatanit, të martën pasdite.
Gjithashtu thuhet që ai ka zgjedhur pikërisht festën e ‘Halloween’ pasi e dinte se kishte shumë njerëz të cilët dilnin në rrugë. 29 vjeçari u arrestua dhe u dërgua në spital pasi kishte pësuar një plagë me armë zjarri pas sulmit dhe më pas kishte kërkuar leje që të shfaqte flamurin e shtetit Islamik në dhomën e tij të spitalit./Indeksonline/
Sayfullo Saipov akuzohet për vepra terroriste