Sonte në mbrëmje do të luhen nde shjet e dyta të çerekfinaleve të Champions League.
Padiskutim që e gjithë vëmendja do jetë e përqëndruar në takimin mes PSG dhe Bajern.
Kryeqytetasit e Francës fituan një javë më parë në fushën e gjermanëve, me rezultatin 2-3, dhe janë më të qetë.
Por gjermanët kanë treguar shpesh se gjithçka ëshë e mundur për ta.
Ndaj sonte në Paris do të tentojnë përmbysjen e madhe, edhe pse duket një malore e thepisur për t’u ngjitur.
Nga ana tjetër, Çelsi pret Porton në një takim thuajse të mbyllur për shkak të fitores së parë nga ana e londinezëve./noa.al/