Loading...

Drejtori i Përgjithshëm i Bu rgjeve në Shqipëri,kë rcënohet me jetë: ‘E ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërisht do të vemë bo mbëm’

Drejtori i Përgjithshëm i Bu rgjeve në Shqipëri, Agim Ismaili, është kërcënuar me jetë, teksa kryen detyrën e tij.

Një mesazh ka mbëritur në telefonin e Ismailit, duke i vënë në dukje atij se: “…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërisht do të vemë bo mbëm. Mbaje mend këtë që po të themi…”.

Sipas “Ora News” ky kë rcënim me jetë me anën e telefonit është bërë pak ditë më parë dhe se tashmë pr okuroria e Tiranës dhe p olicia e Shtetit, kanë nisur veprimet he timore.

Dy shimet e para janë se Agim Ismaili, mund të jetë kë rcënuar nga anëtarë të një grupi kr iminal që vepron në Tiranë dhe jo vetëm. Këto dy shime vijnë për shkak se disa prej anëtarëve të këtij grupi kr iminal ndodhen në bu rg dhe kohët e fundit janë futur në regjimin e posaçëm të izolimit “41 Bis”.

Agim Ismaili, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është pjesë e komisionit të lartë që vendos marrjen e masave ekstreme për të dënuarit që thyejnë rregulloren.

Çështja po ndiqet me shumë interes nga një prokuror në Tiranë, ndërsa është bërë identifikimi i numrit të telefonit që i përket një personi të pa dy shuar deri në këto momente. Het imi tashmë po përqëndrohet në lokalizimin e zonës nga është dërguar dhe sigurisht zbulimin e numrit të IMEIT të telefonit, që autori ka përdorur për kë rcënimin e Agim Ismailit.

Ky k ërcënim ka sjellë rritjen e masave të sigurisë për Drejtorin e Përgjithshëm të Bu rgjeve.

Është rasti i dytë që Ismaili kë rcënohet me jetë gjatë ushtrimit të detyrës, pasi në 4 dhjetor 2019 prokuroria e Tiranës regjistroi një dosje pe nale për ka nosje.

Tre muaj pas këtij k ërcënimi, po licia dhe pro kuroria e Tiranës ar restuan Muharrem Zilja, një i dë nuar për dr ogë si personi që kishte dërguar mesazhin kë rcënues./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com