Loading...

Zbardhen detaje të reja nga humbja e jetës së 31-vjecares gjatë lindjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e shtunë në maternitetin e Fierit. Një grua shtatzënë e moshës 31 vjeçe ka hu mbur jetën, pas kryerjes se anestezisë lokale.

Elisabeta Lamaj, nënë e një vajze 3-vjeçare ishte në muajin e 9 të shtatzënisë dhe priste të sillte në jetë fëmijën e dytë, por fatk eqësisht ka hu mbur jetën pas kryerjes se anestezisë, që do të bente të mundur interventin.

Mjekët kanë ndërhyrë, duke sjellë në jetë foshnjën e seksit femër, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Prokurorisë së Fierit, pas h umbjes së jetës të 31-vjeçares, është njoftuar salla operative e po licisë në Fier. Pas ngjarjes janë njoftuar familjarët, ndërkohë që bashkëshorti i të ndjerës Leonard Lamaj ka bërë kallëzimin pe nal në p olicinë e Fierit, duke ak uzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas dëshmisë së mjekëve, shkak i hu mbjes së jetës së 31-vjeçares mendohet se ka qenë infarkti akut i miokardit, por pritet përgjigja e autopsisë.

Nga ana e po licisë janë kryer veprimet proceduriale për këtë ngjarje dhe materialet i kanë kaluar Pr okurorisë së Fierit për vlerësim. Nga ana e Pr okurorisë ka nisur hetimi për këtë ngjarje, ndërsa është kryer autopsia e trupit të së ndjerës dhe priten konkluzionet mjeko-ligjore për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com