Për herë të parë në histori, u regjistrua lindja e një djali në Irak me tre organe gje nitale, rast që quhet triphallia.
Dr. Shakir Jabali tha se një rast i tillë “nuk është regjistruar askund tjetër në mjekësinë botërore dhe rasti i këtij pacienti është unik”.
Djali u dërgua nga prindërit në spital kur ishte tre muajsh sepse kishte ënjtje në skrotum.
Mjekët zbuluan se ai kishte dy pennisë më shumë se normalisht: njëri, dy centimetra afër rrënjës së penisit normal dhe një i tretë një centimetër poshtë skrotumit të tij.
Ky është një mister mjekësor pasi fëmija nuk ishte i ekspozuar ndaj ilaçeve gjatë shtatzënisë dhe as nuk kishte një histori familjare të variacioneve gjenetike.
Mjekët u vunë përballë dilemës se çfarë duhej bërë me dy penisët e tepërt. Ata vendosën të heqin dy penisët shtesë sepse ata nuk kishin uretër, tubin nëpër të cilin kalon urina.
Më herët, në vitin 2015 u regjistrua rasti tjetër anomalik me një djalë në Indi që erdhi në jetë me dy organe gjenitale. Për herë të parë ishte regjistruar në vitin 1609.
Kjo ndodh një në rreth 6 milionë raste, por pe nisi i trefishtë është unik, raporton noa.al duke cituar New York Post.
Deri sot numërohen rreth 100 raste të djemve që kanë lindur me pe nis të dyfishtë, dukuri e njohur si diphallia.