Loading...

‘E kisha si motër, më ka bërë bllok’/ Mbesa në kërkim të hallës që prej 6-7 vitesh nuk ka kontakt me asnjë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka qenë e ftuar një vajzë 20 vjeç e quajtur Alfrida e cila dëshiron që të takojë hallën e saj që ka hu mbur kontaktet para shumë vitesh.

Ajo ka treguar historinë e hallës që quhet Rudina e cila ka pasur një jetë të vështirë me njerkën dhe të atin e saj.

Alfrida: Jam 20 vjeç, në vitin e fundit të një shkolle profesionale për infermieri, psikologji dhe edukatore.

Kam ardhur sot këtu për një peng të familjes dhe babit tim, por nuk kishte mundësi që të vinte, kështu që jam unë këtu, për hallën time. Kemi rreth 6-7 vite që nuk kemi më kontakte me të.

Para shumë vitesh gjyshi me gjyshen nga ana e babit janë ndarë, nga kjo martesë kanë patur tre fëmijë, babi im dhe dy motra më të vogla.

Kur u ndanë gjyshi me nënën, babai dhe halla e vogël Rudina, vendosën të jetonin me gjyshin, kurse motra e madhe me nënën.
Pas ca kohësh gjyshi u martua prapë dhe nga kjo martesë pati dhe dy çuna.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com