Loading...

Histori e tr ishtë/ U hodh nga ndërtesa dhe h umbi shikimin

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Besniku 39-vjeç nga Lezha i cili ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme. Është detyruar që të punojë që në moshën 11 vjeç për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe më pas u nis drejt Greqisë në moshën 14 vjeç si një mundësi më e mirë për të bërë para, aty ku h umbi dhe shikimin e tij.

Besniku: Jam nga Lezha, 39 vjeç dhe i verbër i grupit të parë që do të thotë shikimi 0. Do ja nisim nga vitet 92, vij nga një familje e përbërë nga 10 anëtarë, 8 fëmijë dhe dy prindërit. Unë isha djali më i madh i shtëpisë, normalisht, vështirësitë, hallet ekonomike ishin të mëdha, u detyrova të punoja në fshat dhe të bëja punë më të rënda për moshën që kisha sepse kam nisur të punoj që në moshën 11-vjeçare. Në fillim bëja punë në fshat, bujqësi, në moshën 13 vjeç kalova në ndërtim, punën më të rëndë për moshën që kisha. Kështu vazhdova deri në moshën 14-vjeçare, pastaj mendova të largohem në drejtim të Greqisë. Aty kisha dajën tim i cili kishte emigruar që në vitin ’90-‘91. Ai ishte në mënyrë ilegale por më mori sepse kishte besim në forcën time.

Besniku rrëfen se arritën në një fshat të Greqisë dhe një pronar që kishte domate për salcë kërkonte shtatë punëtorë që t’i mblidhnin, por kur pa Besnikun, tha që është i vogël, nuk bën dot për punë. Norma mesatare e arkave që duhet të mblidhnin ishin 70-80, ndërsa ai ditën e parë e theu rekordin duke mbledhur 110 arka me domate.

Pas dy muajsh që mbaruan punë, daja e tij u kthye në Shqipëri ai vazhdoi të qëndronte dhe punonte aty. Pas 4-5 muajsh u kap nga po licia, ai tregon se është kapur 23 herë nga pol icia për 7 vite qëndrim në Greqi dhe 23 herë ka shkuar e ka ardhur në Shqipëri me shumë vua jtje dhe mund mes maleve. Kjo histori mes Greqisë dhe Shqipërisë vazhdoi deri në vitin 2001.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në vitin 2001?

Besniku: Isha në ndërtim duke punuar me disa shokë, aty erdhi policia dhe rrethoi vendin, unë sa i pashë u fr ikësova duke menduar ato vu ajtjet, malit dhe mora iniciativën dhe u hodha nga kati i dytë për t’i ikur. Ika Ardit dhe aty pësova një tr aumë të cilën e dëgjoja përditë. Një ditë prej ditësh shikoja që nga larg nuk po i shihja më gjërat që i shihja më parë, temperatura po më rritej derisa pak nga pak vazhdoi duke u kufizuar shikimi. Nuk shkova në spital sepse isha ilegal, pa dokumente dhe s’kisha ku shkoja. Dajës ja komunikova me vonese pasi më shkoi temperatura 40-41 gradë. Daja shumë i shqetësuar më mori dhe më çoi në një spital në Athinë. Daja më qëndroi për 3 muaj pasi u diagnostikova me tumor në kokë dhe nuk më dhanë asnjë lloj shprese. Daja la punën, dogji letrat dhe sakrifikoi gjithçka për mua, unë ia prisha të ardhmen dajës.

Ardit Gjebrea: Si ndryshoi jeta në Shqipëri?

Besniku: Për mua ishte shumë e vështirë, një djalë 21-vjeçar isha nisur me plot ëndrra dhe të kthehesh pa sy balli ishte shumë e vështirë. Vinin njerëz që më vizitonin, unë nuk doja që të kisha shumë kontakte sepse doja atë vetminë time .

Besniku tregon se koha po kalonte dhe filloi të përshtatej me këtë realitet të ri. Shokët e tij shkonin e vizitonin shpesh dhe e merrnin për shëtitje dhe i thonin që ka hu mbur shikimin por janë ata aty për të.

Besniku: Familja ime kërkonte të më gjente një nuse për të më martuar dhe e gjeta, u martova në vitin 2007, kam dy fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë. Janë 4 vjeç e gjysmë, nusen e kisha pa punë, dolëm në shtëpi me qira dhe jetonim me ato të ardhura që kisha unë, të Kempit.

Ai ka sjellë sot dajën e tij Simonin për ta falenderuar për çdo gjë që ai ka bërë për të. Daja ka qëndruar me Besnikun në spital për 3 muaj, flinte mbi tokë dhe kishte raste që nuk hante as pinte. Simoni i thotë moderatorit Ardit Gjebrea se e kishte për detyrë që ta bënte këtë gjë sepse është djali i motrës së tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com