Vaksinimi masiv vijon me intensitet në të gjithë territorin e Shqipërisë ku nga nisja e procesit janë vaksinuar 250 mijë qytetarë.
Nga Vlora, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ecurinë e procesit në qendrën e përqendruar të vaksinimit. Deri më tani janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera në të gjithë Qarkun dhe rreth 21 mijë vetëm në Bashkinë Vlorë.
Ministrja Manastirliu theksoi se fushata e vaksinimit po vijon me intensitet dhe nga dita e hënë ulet fasha e vaksinimeve në grupmoshën +60, ndërsa pritet të vijnë dhe 7020 doza të tjera të vaksinës Pfizer dhe 100 mijë vaksina të tjera nga Sinovac.
Gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit, Kryeministri Rama iu përgjigj edhe interesimit të mediave lokale.
Komunikimi i Kryeministrit për median:
Ne këtu sot vazhduam punën që kemi çdo ditë dhe kjo punë ka qëllim sensibilizimin maksimal të njerëzve, por njëkohësisht dhe informimin e përditshëm të tyre lidhur me ecurinë e këtij procesi jetik. Me shumë keqardhje duhet ta rikujtoj që patëm një frenim të vogël në ekz ekutimin e planit tonë, që solli një ulje të ritmit për këto dy ditë, si rezultat i bllokimit absurd dhe go ditjes së çmendur që iu dha aeroportit të Rinasit, me idenë diabolike të bllokimit të vaksinimit për jave dhe njëkohësisht të nxitjes së dëshpërimit dhe rrëmujave, siç është në natyrën dhe qasjen e nxitësve të organizatorëve të asaj go ditjeje. Por kishin llogari të bëra pa hanxhinë dhe ne ndërkohë ishim të përgatitur për të vënë në veprim një plan rezervë, falë të cilit arritëm t’i sjellim vaksinat në kohë rekord, duke marrë parasysh bllokimin. Edhe pse na u krijua një ngërç i madh me kompaninë që donte t’i spostonte në një shtet tjetër dhe ne do të na hu mbte një javë.
Sidoqoftë, sot vazhdojmë dhe plani për gjysmë milionë vaksinime brenda muajit maj mbetet siç ishte. E padyshim, duhet të vazhdojmë përpjekjet për të garantuar rezervat për vazhdimin, sepse vërtetë kemi një numër të konsiderueshëm dozash të kontraktuara, por skeduli i lëvrimit të tyre nuk na lejon për momentin që të kemi intensitet, siç kemi në këtë fazë, kur të vijë vijë puna pas disa muajsh. Ajo që ka rëndësi, është që me këtë program po godasim çdo ditë hallka të zinxhirit të infektimit dhe po sigurojmë që sezoni turistik që është në prag të jetë shumë më i lehtësuar. Do fillojmë së shpejti me vaksinimin e të gjitha stafeve të industrisë hoteliere, gjë që do jetë argument shumë i fortë i operatorëve shqiptarë për të sjellë turistë të huaj. Po ashtu edhe me forcat e punës në gjithë sistemin e fabrikave me material porositësi. Lajmi i mirë është që fasha ulet në +60 të hënën.
Forca dhe të bëjmë maksimumin të gjithë së bashku, duke mos harruar asnjëherë që procesi i vaksinimit ka nevojë njëkohësisht për distancimin sepse, nëse vaksinojmë dhe nuk jemi akoma në numrat kritike të imunizimit, atëherë çdo shkelje e rregullave të distancimit sjell ngadalësim dhe rritje të numrit të infektimeve. Fatkeqësisht kemi një energji infektuese që prodhohet çdo ditë me dasmat e rrugëve të atyre që e kanë vënë interesin e partisë dhe interesin e pushtetit, ose më saktë të planit të pushtetit mbi interesin e shëndetit të njerëzve, por edhe kjo do mbarojë shpejt dhe lutemi që kostoja të mos jetë e papërballueshme. Sepse ajo që po ndodh çdo ditë me turmat e shekullit të kaluar, që rimblidhen me eufori, me flamuj e dy gishta, ngjitur me njëri-tjetrin, do sjellë një rritje të numrit të infektimeve. Kjo është e pashmangshme, siç ka ndodhur në vende të tjera dhe që urojmë të mos jetë një rritje dramatike.
– A mendoni se po ju rivalizon Presidenti i Republikës me vizitat në Vlorë?
Kryeministri Rama: Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë, nuk ka asnjë problem. Natyrisht që ai bën një fushatë atipike, skutave, me subjekte të OFL-së, i shoqëruar me gjykatës dhe prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i Vetting-ut dhe ëndërrojnë revansh nëpërmjet Ilirit dhe Saliut, që qëllimin kryesor të revansh kanë pikërisht rimarrjen në duar të drejtësisë dhe rizhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës, shpërndan dekorata. Tanimë, lajmi i fundit është që do dekorojë dhe floktore në Vlorë, që s’janë veç teneqe për arsye që s’ia vlen t’i diskuojmë. Përveç shpërndarjes së teneqeve, Presidenti ofron dhe indulgjenca, si përshembull, nxjerrja nga burgu të vëllait të X apo kunatit të Y. Një tërësi gjërash që besoj do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ua vënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht të kundërta me historinë që ne po bëjmë sëbashku. Më 25 prill të vazhdojmë punën.
-Si e parashikoni sezonin turistik këtë vit?
Kryeministri Rama: Shumë më të mirë se vjet.
/NOA.al