Loading...

Rama ironizon Metën: Është kandidat zyrtar i LSI në Vlorë, do dekorojë edhe floktoret

Kryeministri Edi Rama ka ironuzuar së fundmi prësidentin Ilir Meta, lidhur me dekorimet që presidenti ka bërë kohët e fundit. Ai gjithashtu tha se Meta është kandidat i LSI në Vlorë.
“Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. Ai bën një fushatë atipike, skutave me subjektet e OFL, I shoqëruar me gjykatës dhe prokurorisë që janë nxjerrë jashtë sistemit. Ka në plan rimarrjen në duar të drejtësisë. Shpërndan dekorata. Lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktore në Vlorë. Në rast se parukieret nuk do dekorohet sot, thuaj nga ana ime të mos mërzitet se dekoratat janë teneqe të shpërndara për arsye që është e kotë t’i diskutojmë. Presidenti premton nxjerrjen nga b urgu. Do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’i dhënë dërrmën këtyre forcave”, tha Rama.

Në fjalën e tij kryeministri foli edhe për fushatën e vaksinimit. “Lajmi i mirë është që fasha ulet në +65 në pak ditë. Ditën e hënë ulet në +60. Po bëjmë maksimumin të gjithë së bashku. Vaksinimi ka nevojë për distancimin. Nëse vaksinojmë dhe nuk jemi në numrat kritik të imunizimit, çdo shkelje sjell rritje të infektimeve. Për fat të keq kemi një energji infektuese në dasmat e rrugëve të atyre që e kanë vënë interesin e partisë dhe pushtetit mbi shëndetin e njerëzve. Ne lutemi që kostoja të mos jetë e papërballueshme pasi këto që po ndodhin çdo ditë me turmat e shekullit të kaluar do sjellin rritje të numrit të infektimeve. Shpresojmë të mos jetë rritje e madhe”, tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com