Loading...

Rama në telefon me Evis Kushin, ministrja: Ata të LSI kanë kaluar ca nga ne dhe ca nga PD

Të kthyer tashmë në një rutinë të përditshme bisedat ne telefon me kandidatët, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook bashkëbisedimin me ministren e Arsimit Evis Kushin, e cila kandidon në Elbasan.

Gjatë bisedës Rama kërkon të informohet nga Kushi për situatën në terren. Kjo e fundit ndër të tjera thotë se sipas saj situata është shumë mirë dhe se ka optimizëm nga qytetarët.

E pyetur ng Rama se çfarë po ndodh me të LSI-së, Kushi thotë se një pjesë u janë bashkuar atyre dhe një pjesë kanë shkuar te PD
Megjithatë, kryeministri nuk heziton t’i japë një këshillë: “Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë”.

Biseda:

Edi Rama: O zusha ku je se ngela duke i ra telefonit.

Evis Kushi: Jam në terren, në fushatë.

Edi Rama: Si shkojnë punët?

Evis Kushi: Elbasani është mirë, jemi çdo ditë me njerëzit. Situata duket mirë. Kanë besim se rezultati do të jetë kuptimplotë këtë herë.

Edi Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan. Problemi është se nuk duhet me u marrë me sondazhet por me njerëzit.

Evis Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Duan të na bashkohen në takime por ne respektojmë rregullat. Edhe tek të djathtët tro kasim dhe na e hapin derën.

Edi Rama: Çfarë thonë?

Evis Kushi: Një pjesë janë larguar edhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutpjmë kërkojnë. Ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për rre zikun.

Edi Rama: Ajo ishte një çmenduri, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata. Janë ati shtet.

Evis Kushi: Edhe mësuesit kur i takoj e kanë të qartë çfarë do të thotë të kthehen pas.

Edi Rama: Po këta xhakajdurët e kontrollit tokësor të presidentit çfarë bëjnë?

Evis Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI po na bashkohen, një pjesë shkojnë edhe te PD me thënë të drejtën.

Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë dhe i kanë rekrutuar me vende pune.

Evis Kushi: Pjesa më e madhe nuk kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.

Edi Rama: Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet h ajduti kape haj dutin. ‘Do u pre sin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com