Loading...

Kryeministri Rama takim me ministrin turk në Gjirokastër, zbulohen detaje

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një vizitë në Gjirokastër, ministrin Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama theksonte se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në fushën kulturore.

Në këtë takim ministri turk sëbashku me Ministren Anila Denaj kanë nënshkruar marrëveshje për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

“U nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit; artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të pali gjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”, shkruan Rama./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com