[sgmb id=”1″]
Zbardhet shkaku i ngjarjes se rende qe tronditi nje familje shqiptare ne Itali, ku burri i cili nuk jetonte më prej 3 muajsh ne shtepi me femijet dhe gruan, tentoi ta vriste kete te fundit me çekiç, duke e lene ne koma ne gjendje te rende. Dyshimet jane se gruaja kishte nisur nje lidhje me nje tjeter person.
Mediat italiane shkruajne se Besnik Habibaj e gjeti Trendelina Halimin ne nje disko ku kishte dale me shoqet dhe rrembeu cekicin qe mbante ne makine dhe me të e masakroi.
“Një person i qetë, i cili gjithmonë ka punuar aq shumë. Por padyshim xhelozia e ka bërë atë të bëjë një gjest të tillë brutal. Kjo është një dhimbje e madhe për zonen e Pollenza”, shkruajne mediat italiane sipas te cilave ngjarja ka shkaktuar shok te fqinjet e tyre dhe personat qe i njihnin te dy.
Habibaj u arrestua me akuzen e vrasjes të mbetur në tentativë, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje te rende ne koma në spital në Torrette.
“Askush nuk do të priste kurrë një gjest të tillë, -thote nje fqinj i tyre.
“Është absurde të mendosh se një gjest i tillë – thotë Gina Marini, në pension – vjen nga një person aq i mirë. Nuk mund të shpjegojmë se si mund të jetë sjelle kaq brutal me nënën e fëmijëve të tij”.