[sgmb id=”1″]
Një 43-vjeçar shqiptar është aksidentuar tragjikisht në Itali dhe ka ndërrua jetë. Ai mësohet se po punonte me një traktor për punimet e malit Zuccone. Burri, me origjinë shqiptare dhe banor në Tarsogno, u shtyp nga traktori dhe vdiq nga lëndimet që mori.
Traktori u kthye, duke përfunduar në një kanal ku kishte një pjerrësi të lartë si vend.
Ka qenë gruaja e tij që ka njoftuar policinë, pasi i shoqi nuk kishte shkuar në shtëpi.
Më të marrë njoftimin policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje. Më pas kanë mbërritur dhe njësitë speciale karabinieri. Trupi i viktimës u transportua me barelë në morg.