[sgmb id=”1″]
Ndahet nga jeta, babai i kryetarit të bashkisë së Vlorës, ish- komisari Halil Leli në moshën 79 vjeçare.
Vlora News, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Leli.
Ndahet nga jeta Halil Leli. I lindur ne 15 mars 1938 ne fshatin Kuç të Vlorës, Halil Leli kreu shkollën fillore në vendlindje për të vijuar studimet në shkollën e Marinës e më pas në Sevastopulos të ish- Bashkimit Sovjetik.
Pas përfundimit të studimeve, Halil Leli emërohet si officer marine në ishullin e Sazanit .
Në vitin 1966 ju pergjigj thirrjeve të kohës dhe shkoi të punoj në ish-Uzinen e Sodës dhe në kooperativën bujqësore të Nartës .
Në vitin 1975 shkon me detyrë përsëri në Sazan si sekretar i Komitetit të Partisë.Në vitin 1976 zgjidhet anëtar i KQ.
Nga viti 1982 deri në ndërrimin e sistemit Halil Leli ishte Komisar i Bazës Ushtarake Detare Vlorë. Homazhet do të zhvillohen në teatrin Petro Marko ,nesër në 31 tetor ora 12:00, varrimi në 13:30.
Me pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit.
Vlora News, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Leli!