Elesid Hysaj përfaqëson një nga okazionet më të rëndësishme të merkatos së verës në Serie A.
Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, duke iu referuar edhe deklaratave të agjentit të tij, Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit.
Anësori kuqezi e njeh shumë mirë futbollin italian, prej vitesh luan në nivele të larta, i aftë të mbulojë disa role, por mbi të gjitha në fund të sezonit largohet me parametra zero, këto janë disa faktorë shumë të rëndësishëm që e bëjnë Hysajn një nga lojtarët më të kërkuar në treguan e transferimeve.
Prej kohësh për të kanë shfaqur interesim dy ekipet e kryeqytetit, Roma dhe Lazio, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe Milan.
Sipas mediave italiane, kuqezinjtë nuk tërhiqen nga ideja për të siguruar shërbimet e Hysaj, është në skadencë të kontratës dhe Milan do të provojë deri në fund për të gjetur një akord me përfaqësuesit e futbollistit shqiptar./NOA.al