Loading...

Basha: ‘Bashkohuni me mua për të sjellë ndryshimin’

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë sot një video-mesazh ku i kërkon shqiptarëve që më 25 Prill të bashkohen me të për të futur Shqipërinë në BE.

Kreu i demokratëve Basha thotë se u bë kohë pa një arritje të madhe për shqiptarët e Shqipërinë, dhe madje vendi është gati të hyjë në familjen europiane, teksa lideri i opozitës garanton se e di si arrihet kjo gjë.

Ai beson se së bashku anëtaësimi i Shqipërisë në BE mund të bëhet realitet.

” U bë shumë kohë pa një arritje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kemi gati evndin në familjen europiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë, është koha për të ecur të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Unë e di si arrihet kjo, bashkë mund ta bëjmë realitet. Bashkohuni me mua!”, thotë Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com