Loading...

PD i përgjigjet kritikave të Ramës për fushatën elektorale: ‘Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!’

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon kritikave të këtij të fundit për fushatën elektorale të Lulzim Bashës.

Përmes një mesazhi në Twitter, PD-ja i përgjithet kreut të qeverisë se ai nuk ka fr ikë për koronavirusin, por nga shqiptarët që duan ndryshimin pas 8 vitesh.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE

Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka fr ikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dë shtime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të hu mbasë!

DEKLARATA E RAMES

“Ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra vaksinimi. Jemi një nga vendet e rajonit që kemi ngritur vaksinimin masiv. Do të dalin në mes të vendeve lartë në Europë për vaksinimin. Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ul ërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të nd ërroj jetë. Por ashtu siç veprohet, është e qartë për çdo shqiptar që ka dy mend në kokë, mesazhi është që ata janë antishteti. Janë rrumpalla, paaftësia dhe dëmi që i rri në kokë këtij vendi. Nuk kanë bërë një punë të hajrit”, tha Rama./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com