Profesori vu ante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë, bete jë të cilën nuk e fitoi dot.
Profesori i njohur Kosta Gazeli ka ndë rruar jetë në Athinë.
Gazeli ka kryer me sukses disa detyra të larta në administratën shtetërore në Ministrinë e Brendshme, në Ambasadën shqiptare në Athinë, në Avokaturën e Shtetit etj.
Lajmi për nda rjen nga jeta të profesorit është bërë i ditur nga familja e tij që ndodhej në Athinë ku ai po merrte mjekimin për sëmundjen e rëndë prej disa muajsh tashmë.
Kolegët dhe miqtë e tij përjetojnë me dhimbje të thellë lajmin për vd ekjen e tij dhe i shprehin familjes së tij ng ushëllimet më të sinqerta.
Postimi i plotë nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë:
Me dhi mbje njoftojmë lajmin e tr ishtueshëm të ndarjes nga jeta së kolegut dhe mikut tonë shumë të dashur, prof. Kosta Gazeli. Sot paradite familja e tij na njoftoi nga Athina, ku ai mjekohej prej disa muajsh, se miku ynë i mrekullueshëm Kosta, nuk e fitoi dot b etejen me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej disa muajsh.
Kjo ngjarje e dhi mbshme ka prekur thellë të gjithë ata që e mësuan dhe ka risjellë në mëndje vlerat e tij.
Prof. Gazeli ka qënë shef i katedrës të së drejtës penale në ish Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nëFakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit jopublik “Justicia”, zëvendësdekan i Fakultetit Juridik të Universitetit jopublik“Justiniani i Parë”, shef i departamentit të së drejtës civile nëFakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë deri nëditën e largimit të tij nga jeta.
Prof. Gazeli ka përballuar me profesionalizëm dhe principialitet detyra të rëndësishme dhe tepër delikate në administratën shtetërore në Ministrinë e Brendshme, në Ambasadën shqiptare në Athinë, në Avokaturën e Shtetit etj.
Largimi nga jeta i prof. Kosta Gazelit, përjetohet me dhimbje tëthellë nga të gjithë kolegët dhe miqtë e tij të shumtë nëUniversitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në institucionet e tjera akademike, shkencore e administrative si edhe nga të gjithëmiqtë e të njohurit e tij kudo, brenda e jashtë vendit.
Në emër të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe posaçërisht të Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke ndarë me ju këtë lajm të tr ishtuar, i shprehim familjes së prof. Kosta Gazelit ngushëllimet tona më të sinqerta. Kujtimi dhe kontributi i tij i çmuar do të mbeten përherë në zemrat tona.
/NOA.al