Loading...

Lajm i fundit/ Ndryshohet zyrtarisht emri i Urës Vajgurore, ja si do të quhet nga sot e tutje

Bashkia Ura Vajgurore ndryshon emër dhe bëhet bashkia Dimal.

Ky ndryshim i emrit u dekretua sot nga Presidenti, Ilir Meta.

“Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie”, thuhet në dekret.

Më tej citohet se ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.

Vendimi për të ndryshuar emrin u mor pak muaj më parë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com