Loading...

Pranvera sjell disa ndryshime në trupin tuaj, ja për çfarë bëhet fjalë

Pranverën e duan të gjithë, lulet, dielli, moti i ngrohtë. Atë që ne nuk e dinim, është se kjo stinë sjell ndryshime të shumta në trupin tonë. Ekspertët kanë se me ardhjen e pranverës ndryshojnë shumë gjëra përveç sistemit imunitar. Mënyra se si ne perceptojmë ngjyrat apo funksione të tjera të trurit ndryshojnë me ardhjen e pranverës.
Një studim shpjegon se performanca mendore dhe kujtesa është shumë më e mirë në pranverë se në vjeshtë. Kur vjen puna tek vëmendja, ajo është më e mirë në verë dhe më e keqe në dimër. Këto janë 4 mënyrat se si ndikon stina tek ne.

E dinit se pranvera sjell disa ndryshime në trupin tuaj? Ja për

Temperaturat; Ndikimi i parë është ai i temperaturave të cilat rriten ndjeshëm. Kjo nënkupton më shumë kohë për aktivitet fizik dhe më shumë ushqyerje të shëndetshme.

Dielli Dhe Vitamina D; Ekspozimi më i gjatë në diell nënkupton një rritje të aftësisë së trupit për të prodhuar më shumë vitaminë D. Kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm për kockat por edhe për shëndetin e trurit. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine, përkeqësojnë funksionet mendore.

Lumturia; Bota u prezantua me ndikimin e stinëve në mirëqenien e njeriut që në vitet 80. Ishte pikërisht Norman Rosenthal, sipas të cilit ikja e dimrit dhe ardhja e pranverës i bën njerëzit përgjithësisht më të lumtur dhe optimistë. Kjo i atribuohet pranisë afatgjatë të dritës natyrale.

Gripi; Ekspertët e mjekësisë popullore Kineze, thonë se ndryshimi i stinëve shoqërohet me simptoma të ngjashme me të gripit dhe luhatje humori. Megjithatë, këto mund të stabilizohen me aktivitet fizik, falë të cilit organizmi çliron më shumë endorfinë. Në pranverë, instinkti i parë në mëngjes është hapen dritaret e të thithet ajri i freskët i pranverës.

Drita e saj ndriçon shtëpinë, trupin dhe trurin dhe sjell më shumë lumturi dhe motivim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com