Administratori Kadiu: Do të sjellim normalitet në gjendjen fizike dhe psikologjike që ka përk eqësuar Pandemia
Nën moton “Sporti si një vlerë e shtuar”, Shoqata Sportive e Minifutbollit shqiptar hapi edicionin e 8-të të Kampionatit të Futbollit Amator.
Ky edicion i kampionatit i dedikohet mbështetjes së përpjekjeve për përballimin e pandemisë Covid-19. Këtë vit marrin pjesë 24 ekipe, lojtarët vijnë nga qyteti i Tiranës dhe i përkasin moshës 20 deri 60 vjeç.
Kampionati do të zgjasë 4 javë dhe zhvillohet në fushat e kompleksit Sportiv Ali Demi në kryeqytet. Presidenti i Akademisë “Ali Demi”, Ergys Kadiu thotë, se këtë vit megjithë kërkesat e drejtuara, ka qene e pamundur të rritej numri i ekipeve pjesëmarrëse, për shkak të situatës së rëndë që po kalojmë.
Ai pohon se zhvillimi dhe organizmi i sportit të futbollit në masivitet është një ndër qëllimet e hershme të shoqatës.
Çmimi i rezervuar për fituesit e vendit të parë është 4 mijë euro, çmimi dytë 3 mije euro dhe 2 mijë euro çmimi i tretë.
Në ditën e hedhjes së shortit ishin të pranishëm nën rregullat e distancimit social lojtarë të kampionatit dhe mbështetës të këtij sporti. 3 prej ekipeve pjesmarrrëse startuan kampionatin menjëherë pas hedhjes së shorteut.
Shoqata Sportive e Minifutbollit Shqiptar, është themeluar në 15 Qershor 2001 dhe ka lindur si nevojë për të zyrtarizuar sportin e futbollit dhe të minifutbollit.
Në fjalën e tij Presidenti i shoqatës së Minifutbollit shqiptar Klodian Kadiu tha se ‘’E ardhmja në duart e mia’’ është aktiviteti i rradhës që Shoqata organizon, me shpresën për të sjellë sado pak normalitet në këtë periudhë sfiduese, duke i ofruar banorëve sportin si mekanizëm për përmirësimin e gjendjes fizike dhe psikologjike.