Loading...

Meta i përgjigjet Leonardo DiCaprios: Ne e duam Vjosën dhe do ta mbrojmë

President i vendit Ilir Meta përmes një postimi në Twitter i është përgjigjur aktorit të njohur Leonardo DiCaprio i cili iu drejtua krerëve politik në Shqipëri për ruajtjen e lumit të Vjosës.
Meta i shpreh mirënjohjen aktorit DiCaprio dhe e siguron që do ta mbroj Vjosën dhe nuk do të lejoj që ndërtimin arbitrar të hidrocentraleve deri më 25 Prill.
“Ne e duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Faleminderit dhe mirënjohje Leondardo Di Caprio për solidaritetin tuaj frymëzues! Ne jemi të vendosur, deri në 25 Prill, të mos lejojmë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa. # VjosaParkuNacional Tani“, shkruan Meta në Twitter.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com